Hagë- Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u deklarua i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që është konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, -tha Selimi, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara, ku u pyet që të deklarohet nëse ndihet i pafajshëm apo fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
“E pash aktakuzën e ngritur nga ana e Prokurorisë. Ishte një aktakuzë e rëndë, voluminoze, por mbi të gjitha shumë e padrejtë. E pasaktë dhe e padrejtë ndaj meje, por e padrejtë edhe ndaj luftës së popullit tim dhe shteti prej nga vi unë“,-tha Selimi.