GREQI– Një tërmet i fortë i magnitudws 5.8 i shkallës rihter tronditi mëngjesin e sotëm banorët në ishullin në Kretë. Mediat bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 09:17 të mëngjesit, 22 km në veriperëndim të Arvit dhe 78 km në jug të Heraklion. Ky tërmet ka lënë një viktimë dhe 9 persona të plagosur. Sipas APE-MPE dhe ERT, burri i cili ndërroi jetë po punonte në një kishë të Profitis Ilias, jashtë fshatit Arkalochori kur u shtyp nga kupola. 7 persona kanë mbetur me gërvishtje të lehta dhe 2 me fraktura, të cilët janë trajtuar në spitale dhe qendra shëndetësore.
Personi që ndërroi jetë është një nga tre personat që mbetën të bllokuar në kishën Profitis Ilias.
Sipas informacioneve të para nga mediat, banorët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës së tërmetit të fortë. Një tjetër lëkundje e fortë prej 4.5 në shkallën Rihter ndodhi në orën 09:37.
Lëkundjet kanë shkaktuar dëmtime të shumta në banesa. Në fotot më poshtë shihet që gurët kanë zaptuar rrugën dhe ushqimet në supermarkete janë rrëzuar.1 / 3
Përshtatur nga Protothema.gr