Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka bërë me dije se është kërcënuar për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Matoshi i jep një mesazh të qartë të gjithëve duke i thënë se hyrja e saj në politikë ka një mision dhe nuk pranon të cenohet nga askush.
“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka shkruar Matoshi.