• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Banka e Shqipërisë bleu 56.8 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

03/10/2021
in Ekonomi
0
Banka e Shqipërisë bleu 56.8 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

Banka e Shqipërisë ka bërë zyrtare ndërhyrjet në tregun valutor gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Në tregun e brendshëm valutor gjatë këtij tremujori janë zhvilluar katër ankande dhe banka qendrore ka blerë një shumë totale prej 40.7 milionë eurosh. Kjo shumë i shtohet 16.1 milionë eurove të blera në tremujorin e parë të vitit, që e çojnë vlerën totale të blerjeve të valutës për gjysmën e parë të këtij viti në 56.8 milionë euro.

Vlera e blerjeve për gjashtëmujorin e parë është katër herë më e lartë krahasuar me vitin e kaluar. Për vitin e kaluar, banka qendrore zhvilloi vetëm dy ankande, me një shumë totale të blerë prej 13.7 milionë eurosh.

Pas shpërthimit të pandemisë, Banka e Shqipërisë anuloi të gjitha ankandet e blerjes së valutës deri në fund të vitit 2020, me qëllim mos ushtrimin e presioneve nënçmuese mbi kursin e këmbimit të lekut. Veç blerjeve në tregun e brendshëm financiar, gjatë 3-mujorit të dytë, Banka e Shqipërisë ka blerë 5.61 milionë Euro nga programi IPA dhe 3.71 milionë Euro nga IBRD.

Komitetit i Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë vendosi në dhjetor 2020 për blerjen në tregun valutor të një shume mes 60 dhe 120 milionë eurove për të gjithë vitin 2021. Ritmi i blerjeve në gjysmën e parë të vitit tregon se Banka e Shqipërisë është drejt arritjes së shumës maksimale të parashikuar në vendim për këtë vit. Vlera më e lartë e blerë nga Banka e Shqipërisë në një vit kalendarik është ajo e vitit 2019, kur u arrit shifra rekord e 155 milionë eurove.

Këtë vit, Banka e Shqipërisë po aplikon rregulloren e re “Për ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor”. Ndryshe nga rregullorja e mëparshme, që parashikonte se në ankande mund të merrnin pjesë vetëm bankat ose degët e bankave të huaja, rregullorja e re lë hapësira që në ankande të marrin pjesë edhe zyrat e këmbimit valutor, nëse kjo vlerësohet e nevojshme nga Banka e Shqipërisë. Për pjesëmarrësit në ankand është hequr shuma tavan prej 5 milionë Eurosh e parashikuar në rregulloren e mëparshme, ndërsa për pjesëmarrje kërkohet vetëm një shumë minimale në vlerën 100 mijë Euro ose ekuivalentin në monedha të tjera.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore dhe nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit. Në fund të muajit gusht, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 4.15 miliardë Eurove, 1.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Qëllimi kryesor i mbajtjes së rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por edhe shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor, si edhe përmbushja e objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperiseeurotregu valutor
Previous Post

MSH: 3 viktima dhe 467 raste me Covid-19 në Shqipëri

Next Post

“Anija e mbytur” e Zakynthos, cila është historia që fshihet pas saj

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
“Anija e mbytur” e Zakynthos, cila është historia që fshihet pas saj

“Anija e mbytur” e Zakynthos, cila është historia që fshihet pas saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.