Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kritikuar Bashkimin Evropian pa hatëmbetje. Në një intervistë për gazetën britanike The Observer (pjesë e The Guardian), është shprehur se atij i pëlqen BE-ja për vlerat që ka por në lidhje me mungesën e besimit të unionit te 6 vendet e Ballakanit Perëndimor, Kurti i quajti si mungesë të besimit në vete.
“Më pëlqen BE-ja për vlerat që ka, por kam një kritikë saj, kritikë pa hidhërim, sepse dua që BE -ja të përmirësohet dhe të mos shpërbëhet. Arsyeja pse nuk mund të jem i hidhëruar nga BE-ja është për shkak të mungesës së besimit që ajo ka tek ne gjashtë të Ballkanit Perëndimor ’është një shprehje e mungesës së vetëbesimit në vetvete. Nuk është se ata na urrejnë, por nuk i besojnë sa duhet vetes”, tha ai.
Në lidhje me Serbinë, ai tha se Beogradi provon t’i kontrolljë ose t’i zhëjë shtetet e fqinje, pasi i sheh ato si të përkohshme.
“Në ditët e sotme, pak a shumë, Serbia nuk i njeh fqinjët e saj që nuk janë pjesë e BE-së. Qëndrimi i Beogradit është se Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete të përkohshme që Serbia duhet t’i kontrollojë ose t’i zhbëjë. Të gjitha zgjidhjet varen më pak nga imagjinata e krijimtaria dhe më shumë nga gatishmëria për të ndryshuar këtë mendim, këtë bindje të Serbisë, se shtetet fqinje nuk janë shtete të vërteta”, tha Kurti.
Kryeministri foli edhe për nevojën mes dy vendeve për njohje reciproke, duke cituar edhe fjalët e Presidentit Joe Biden në lidhje me këtë.
“Presidenti Biden e ka thënë shumë qartë se qendra e një marrëveshjeje është njohja reciproke: Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë. Ne kemi nevojë për njohje reciproke. është koncepti me të cilin mund të ecim përpara. Do të jetë shumë e vështirë, por përsëri, disa politikanë kur shohin se bashkësia ndërkombëtare është serioze, mendoj se më shumë gjëra janë të realizueshme”, përfundoi Kurti.