Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus nga 1,515 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën një qytetar. Po ashtu, bëhet e ditur se sot janë shëruar 199 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,194.
Në total numri i rasteve aktive në vend është 2.044. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.
Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.