Një incident me një shqiptar të përfshirë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Athinë. Mediat në vend raportojnë se rreth orës 09.00 patrulla e policisë ndaloi një automjet tip “Peugeot”.
Ata i bënë sinjal shoferit që të ndalonte për ta kontrolluar dhe vunë re se makina ishte e vjedhur. Ndërsa, shoferi për të cilin thuhet se është shqiptar, raportohet se e shtyu një nga policët hipi në makinë dhe tentoi të largohej.
Më tej oficeri i policisë qëlloi në drejtim të shqiptarit dy herë, dhe një prej plumbave e kapi në këmbë. Ndërkohë pritet mbërritja e autoambulancës për të marrë të lënduarin.