Situata e pandemisë ka shënuar përmirësime në ditët e fundit në Kosovë. Dje janë raportuar 2 viktima dhe 14 raste të reja me COVID.
Kjo lidhet edhe me procesin e vaksinimit. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Po ashtu mësohet se deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,095. Kurse për 24 orët e fundit siç u raportua dje janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,333, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,972 persona. Ndërkaq, në ShSKUK për COVID-19 janë duke u trajtuar 102 pacientë në spital.