Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale të Kosovës deri në orën 11:00 është 8.24%. Kjo gjë është bërë e ditur nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Të dhënat janë përditësuar në orën 11:00, ndërkohë që deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë, ndërkohë që pjesëmarrja më e lartë e votuesve është në Mitrovicë, ku kanë votuar rreth 30% të qytetarëve.