Detaje të reja dalin në lidhje me krimin në Glyka Nera në maj të këtij viti ku piloti Babis Anagnostopoulos vrau të shoqen 20-vjeçare Caroline Crouch. Caroline i kishte thënë psikologes së saj në janar të këtij viti se dyshonte se ai kishte një lidhje paralele, pasi mungonte në shtëpi të dielave.
Ajo i kishte treguar se Babis kishte pasur një lidhje të fortë në ambientin e punës ndërsa në vitin 2016, ishte ndarë prej saj pasi ishte takuar me Caroline. 20-vjeçarja ishte shprehur se kishte dashur disa herë të merrte fëmijën dhe të largohej nga shtëpia.
Miqtë e familjes së Babis folën për median greke ANT1, duke deklaruar se nuk besonin se ai kishte lidhje paralele, pasi ishte i apasionuar pas Caroline.
Një tjetër mik i pilotit deklaroi se Babis kishte pasur një lidhje me një 16-vjeçare për të paktën 1 vit. Tani vajza thotë se ajo ka qenë lidhja më e mirë që ka pasur ndonjëherë duke shtuar se ai nuk ishte manipulues, por shumë i kujdesshëm në një lidhje. Në të njëjtin emision foli edhe një mikeshë e Caroline, e cila tha se vitin e kaluar, Caroline ishte larguar për pak kohë prej tyre dhe ata nuk kishin marrë vesh asnjë prej saj. Ajo shprehet se nëse Caroline do kishte pasur dijeni për lidhjen paralele të Babis, nuk do bënte asnjë kompromis dhe do ndahej menjëherë prej tij.