Lihen në burg shoqëruesit e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau më 28 shtator nënkomisarin Saimir Hoxha. Ndonëse shokët e autorit Armando Marku, 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, si dhe Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar dhe “Përkrahje e autorit të krimit” kishin kërkuar një masë më të butë, Gjykata e Apelit ka vendosur t’i lërë në burg.
Dy të rinjtë ishin në makinë me autorin e krimit Aldi Ramën kur ndodhi vrasja. Ata ishin ndaluar nga policia për kontroll, pas një operacioni anti-drogë në zonën e Ishull Shëngjinit, pranë lagunës së Vainit në lezhë. Pak orë pas vrasjes së efektivit të policisë, 21-vjeçari vrau veten me të njëjtën armë.