Sektori i transportit ishte më i godituri nga kriza pandemike gjatë vitit të kaluar, tani po kthehet në normalitet për rritjes së lartë të kërkesës sidomos për mallra.
Rritja më e madhe u vu re në transportin detar si për mallrat dhe pasagjerët.
Sipas të dhënave të INSTAT në nëntëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 3.676,8 mijë ton, duke u rritur me 18,8 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020.
Për të njëjtën periudhe volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 20.620 mijë tonë për kilometër, duke u rritur me 10,7 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020.
Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.466,8 ton duke u rritur me 12,5 %, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020. Në Shtator 2021, numri i fluturimeve të kryera është 3.400 duke u rritur 2 herë, në krahasim me Shtator 2020.
Në nëntëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 721.789 pasagjerë, duke u rritur me 2,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Gjithashtu në 9 mujor numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.130.936 pasagjerë duke u rritur me 2,0 herë, krahasuar me nëntëmujorin e vitit 2020.
Në nëntëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 804,2 miliard lekë dhe 48,6 % e tyre u transportua me det.
Në nëntëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,3 %, me rrugë 38,6 % dhe me ajër 0,5 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 19,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Importet e mallrave
Në nëntëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 47,2 %, me det 45,8 % dhe me ajër 3,9 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 23,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në Shtator 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 44,6 %, me det 43,8 % dhe me ajër 2,9 %. Mallrat e importuara me rrugë në Shtator 2021 janë rritur me 21,1 %, krahasuar me Shtator 2020.
Marrë nga Monitor.al