Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se qeveria do të jetë transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
I ndalur tek kriza energjetike, Zaev tha se do të bëhet çdo përpjekje që çmimi të jetë i qëndrueshëm.
“Ne ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për njerëzit, sidomos për të paforizuarit social, të dobëtit dhe të pafuqishmit në shoqëri. Ne po i rrisim pagat me një ritëm të shpejtë. Çmimi i energjisë elektrike ka katër vite që nuk ka ndryshuar dhe ne do të bëjmë gjithçka që të arrijmë të mbajmë një çmim të qëndrueshëm”, ka thënë Zaev.