• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Horoskopi i nëntorit, cilat janë shenjat më të fuqishme të muajit?

02/11/2021
in Horoskopi
0
Horoskopi i nëntorit, cilat janë shenjat më të fuqishme të muajit?

Vrull, përballje, nervozizëm, por edhe stabilitet ekonomik. Ky është parashikimi i përgjithshëm që shtrihet në të gjitha shenjat e horoskopit për muajin nëntor, sipas astrologes Meri Shehu, e ftuara e përmuajshme e “Rudina” në Tv Klan. Ajo na njeh edhe me renditjen e shenjave për këtë muaj, me të cilin duhet të tregojmë kujdes, për shkak të ndikimit të planetëve.

Demi – Demi do të mbajë gjithë energjinë e ndryshimeve të mëdha, Marsi përballë shenjës së Demit sjell antagonizëm në marrëdhënie, në bashkëpunime, në çift. Hëna e plotë  në datën 19 ndikohet nga Urani, është shpërthyese, kërkon të rigjenerojë, të gjejë veten pas shumë bllokimesh por situatat janë më të forta nga sa mund të pranojë dhe mbajë një Dem. Mund të nervozohen, të bëhen të papërmbajtshëm, të flasin më egër apo të sillen më të revoltuar. Jeta e tyre do të ketë një ndryshim të madh dhe duhet ta marrin me qetësi.

Luani – Një nga shenjat që do të përballet shumë fuqishëm me Marsin në Akrep, është në katërkëndësh. Probleme të mëdha familjare, debate, sqarime të çuditshme dhe shumë ndryshime familjare. Një biznes familjar, një shtëpi e re, një vend i ri, por që do të vijë si pasojë  e një detyrimi apo shtyrjeje që do të bëhet pak më me dhunë se sa normalja. Rreth datës 19 kanë një perspektivë të mirë në karrierë. Do të shohin se çfarë do të plotësojnë dhe do të jetë një periudhë e mirë. Fundi i Nëntorit do të jetë më i qetë pasi planetët do ta zbusin disi këtë përballje të madhe të ndikimit që ka.

Shigjetari – Marsin e kanë në shtëpinë e 12 të kundërshtimeve me të tjerët dhe me veten. Lufta e brendshme dhe e jashtme i vendos në një pozicion disi vetëmbrojtës dhe jo të fuqishëm. Mund ta ndiejë veten të sulmuar, të sforcuar, por edhe jo fort të fuqishëm nga ana fizike. Mund të kenë një lajm të mirë në anën ekonomike. Pas datës 5 Afërdita hyn në Bricjap dhe iu jep një lloj stabiliteti ekonomik. Kudjes në punë dhe në shëndet.

Dashi – Marsi në Akrep ka të bëjë me ekonominë dhe jetën e tyre personale dhe të drejtën që duan ta vendosin në raport në marrëdhënie me të tjerët, por kjo nuk vjen me ekuilibër, por me dominancë, luftë e përballje. Nuk e kërkojnë me qetësi dhe mirëkuptim, por me revansh. Do të kërkojnë të fitojnë kohën e humbur që kanë pasur probleme në të kaluarën ose mungesa ekonomike, shpirtërore, emocionale dhe nxitimi do t’i fusë në një trajektore të vështirë marrëdhëniesh. Në lidhje me karrierën, do të arrijnë deri diku të publikohen mirë dhe mund të ketë fejesa e martesa.

Binjakët – Do të merren intensivisht me punën, do të kenë lëvizje e kontakte, por do të jenë edhe pak nervozë, nuk përjashtohen as aksidentet nga shpejtësia e nervozizmi ose tendenca për të mbizotëruar në marrëdhënie me të tjerët. Do të jenë luftarakë, të shpejtë, në vrull, në dominancë, aventurierë. Kjo shpejtësi e lartë mund të bëhet shkak për aksidente ndaj duhet t’i mbajnë nën kontroll. Në jetën personale dhe ekonomi do të shkojnë mirë, si edhe në veprimtari apo punë të fshehta nga syri i të tjerëve, mund të kenë përfitime të konsiderueshme.

Peshorja – Do të kryejnë shumë shpenzime dhe tendenca investimesh të shpejta, në inat e sipër që duan të kapin ritmin e kohës. Rreth datës 5 ka një Hënë të re që i ndryshon fushëpamjen në aspektin ekonomik dhe do t’i bëjë dominonte këtë muaj, por do të kenë shumë përballje me shoqërinë, shpenzimet, detyrimet. Muaji Nëntor do të jetë shpërthyes, por edhe akumulues për Peshoret.

Bricjapi – Në datën 5 futet planeti i dashurisë dhe ekonomisë në shenjën e tyre. Do të kenë njohje të reja, qetësi, do ta kontrollojnë më mirë anën ekonomike, do ta shpenzojnë siç duan ndjenjën dhe maturinë e tyre me kontakte. Me miqësitë dhe shoqëritë do të shkojnë deri diku mirë. Nuk përjashtohen debatet në rrafshin ligjor sepse Marsi kundërshtohet me Jupiterin në Ujor, prapaskenat nuk përjashtohen në lidhje me punën. Edhe në lidhje me dashurinë mund të ketë një shpërthim të papritur ose paqartësi apo surprizë jo shumë të këndshme nga Demi që për Bricjapët është një aspekt shumë i bukur erotik, por vijnë disa përballje të forta apo sqarime që janë jashtë ndikimit të mirë të tyre.

Peshqit – Dielli dhe Marsi në Akrep sado që janë intensivë, dominantë, xhelozë e zotërues për hir të së vërtetës, Peshqit kanë një lidhje të bukur me Akrepin ndaj do ta marrin energjinë pozitive për t’u bërë pak më trima, më të fortë, më dominantë dhe më kërkues. Nga Afërdita në Bricjap vjen një mbrojtje për ta ndaj do të gjejnë një kasolle në mes të furtunës dhe të shpëtojnë, të mbijetojnë gjatë situatave të vështirë. Është një moment mbijetese i mirë gjatë Nëntorit.

Gaforrja – Shenjat e ujit marrin energji pozitive nga Dielli dhe Marsi në Akrep. Hëna e re në datën 5 është pozitive dhe iu jep një shikueshmëri të mirë të ndjenjave. Do të favorizohen shumë në kontaktet, udhëtimet dhe marrëdhëniet me jashtë, mund të marrin avantazh të mirë e pozitiv. Kujdes në çështjet ligjore apo udhëtim të papritur që nuk e menaxhojnë apo sqarojnë siç duhet me njerëzit që do të bashkëpunojnë, ndaj duhet të jenë të përgatitur dhe vigjilentë.

Virgjëresha –Marsi dhe Dielli në Akrep nuk i godet, i ndihmon në mënyrë anësore pasi është shenjë që familjarizohet me Virgjëreshën. Do të kenë fuqi, mbështetje, përkrahje, do t’jua dëgjojnë mendimin, do të jeni intensivë në komunikim dhe atë që do të thoni do ta bëni. Do të keni një synim për gjërat që doni dhe do ta arrini dhe më shumë se Marsi në këtë periudhë nuk i ndihmon dot askush. Në datën 5 fillon një periudhë e re hapjeje, mundësish për të arritur planet. Përballjet e tjera ekzistojnë, me Dem, Ujor, që kanë të bëjnë me punën e ligjin.

Ujori – Hëna e plotë në Dem në datën 19 i jep një madhështi në lidhje me karrierën, famën dhe evidentimin e mundësive të tyre. Deri në atë datë, do të kenë shumë përballje nga Akrepi në mundësitë sociale, ekonomike, familjare, ndryshime të mëdha por  e rëndsishmja është që do të marrin një fuqizim në lidhje me karrierën. Diagonalja Dem-Akrep kap familje-karrierë, por kjo e fundit fuqizohet shumë, bëhen strategë në punën e tyre ose adoptojnë strategji që do të jetë e fuqishme, e pamposhtur dhe do të arrijnë të drejtojnë mirë situatën.

Akrepi – Dielli e Marsi janë në shenjën e tyre. Potencë, mundësi, luftarakë, mbijetesë e fuqishme. Hëna e re do t’u japë mundësi të mëdha në datën 5 për një ndryshim të madh që do të bëhet, sepse duhet, ndaj kjo është një përgjegjësi e tyre. Hëna e re dhe Marsi do të fillojnë të bëjnë një ndryshim në jetën e tyre se si i duan gjërat.

Tags: horoskopi i muajit nentormeri shehushenjat me fat
Previous Post

Liderët botërorë premtojnë t’i japin fund shpyllëzimit deri më 2030

Next Post

Shkatërrohet banda italo-shqiptare/ 12 të arrestuar dhe 60 kg kokainë e heroinë të sekuestruara (Emrat)

Related Posts

Parashikimi i horoskopit

‘Fundjava premton fat për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për fundjavën

04/02/2023
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë verë

‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

02/02/2023
Horoskopi

‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

01/02/2023
Horoskopi

‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

31/01/2023
Horoskopi 2021

‘Ditë rikuperimi për ndjenjat e kësaj shenje…’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 27 janar 2023

27/01/2023
horoskopi

‘Dashuria do të rikthehet në zemrën tuaj…’ Horoskopi i Paolo Fox për sot për të gjitha shenjat

25/01/2023
Next Post
Shkatërrohet banda italo-shqiptare/ 12 të arrestuar dhe 60 kg kokainë e heroinë të sekuestruara (Emrat)

Shkatërrohet banda italo-shqiptare/ 12 të arrestuar dhe 60 kg kokainë e heroinë të sekuestruara (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.