GREQI- “Alarm” për situatën epidemiologjike është ngritur në Greqi, pasi u regjistruan 5.449 raste të reja pozitive dhe humbën betejën me COVID-19 52 persona në 24 orët e fundit.
Ky është një “rekord i zi”, pasi është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend që nga fillimi i pandemisë. Betejën e tyre me virusin po japin 430 qytetarë në spital, ku 85% e tyre janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar.
Situata e rëndë e 24 orëve të fundit, ishte diçka që pritej nga ekspertët pasi ditët e fundit ka pasur rritje drastike të infektimeve sidomos në kryeqytet, Selanikun dhe Larisan.
Ditën e djeshme, ekspertët e sëmundjeve infektimeve, kanë njoftuar se do të merren masa të reja shtrënguese për të menaxhuar valën e pandemisë, e cila duket të jetë agresive. Gjendja epidemiologjike është përkeqësuar muajit e fundit, pas shfaqjes së variantit delta, i cili ka fuqinë të përhapet me shpejtësi.
Numri total i viktimave në Greqi ka shkuar 16.000, ndërkohë që i infektimeve është 747.595 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.