Dashi
Sot është një ditë e përshtatshme për t’u zbavitur. Shijojeni shoqërinë e familjarëve dhe miqve tuaj dhe mos e mbani mendjen te puna e paratë. Relaksohuni dhe lërini të tjerët të kujdesen vetë për veten. Ju pëlqen që të kujdeseni për të tjerët dhe të siguroheni që po kalojnë mirë, por duhet të kujdeseni edhe për veten ndonjëherë. Dikush mund t’ju bëjë një surprizë sot.
Demi
Nuk do të jeni në gjendje të bëni ç’të doni. Në vend që të luftoni sistemin, dorëzohuni me mirënjohje. Gjëja e fundit që doni është të humbisni gjërat që vlerësoni për shkak të një zemërimi të çastit. Edhe pse situate me të cilën po përballeni është e padrejtë, nuk duhet ta lejoni t’ju mposhtë.
Binjakët
Sot është një ditë e mrekullueshme për të pasur rreth vetes me ata që doni më shumë. Organizoni një takim me familjen, pasi keni shumë kohë që nuk qëndroni gjatë me ata. Do të merrni shumë dashuri.
Gaforrja
Mund të jeni njeri ambicioz, por kjo nuk mjafton për të qenë të suksesshëm. Duhet gjithashtu të kultivoni shoqëri, të cilat mund të hapin dyer të mbyllura. Ka ardhur koha që të veproni ndryshe.
Luani
Ruhuni nga romancat në zyrat e punës. Por mos harroni, nuk duhet ngatërruar puna me ndjenjat. Kolegët mund të mos e vlerësojnë këtë. Përqendrohuni në punë.
Virgjëresha
Është një moment shumë i mirë për të përfituar nga vetmia dhe për të përmbushur disa qëllime. Përqendrimi dhe imagjinata janë në nivele të larta dhe nuk do të ndaleni derisa të mbaroni punën e nisur. Nëse keni nisur një projekt do të rezultojë tepër i suksesshëm.
Peshorja
Një përçarje në një marrëdhënie të ngushtë duhet të adresohet. Nuk mund të vazhdoni duke pretenduar se asgjë nuk ka ndodhur. Ju dëshironi të jeni të sjellshëm dhe besnik, por nuk mund ta bëni veten tuaj një objekt abuzimesh.
Akrepi
Mos u tregoni të nxituar dhe impulsivë. Nga ana tjetër sot do ta keni tepër të lehtë për të punuar me një projekt që ju tërheq pamasë. Mbrëmja do të jetë plot pasion për ata që janë në një lidhje dhe surpriza për ata që janë në kërkim të njohjeve të reja.
Shigjetari
Do të jeni të mbushur me energji dhe entuziazëm. Kjo do t’ju japë mundësinë për të bërë disa gjëra që kishit lënë pas dore. Nëse mundeni, ndihmoni ata që kanë nevojë për ju.
Bricjapi
Nuk është koha për të hezituar. Është koha për vendime të rëndësishme. Mos iu shmangni mundësive edhe nga shtëpia. Pak më shumë besim tek vetja ka për t’ju ndryshuar jetën.
Ujori
Ndonëse muajt që do të vijnë premtojnë një rritje në aspektin profesional, sot do të ndiheni të pashpresë. Rutina, puna e pavlerësuar mund t’ju shkaktojnë vonesa në punën që bëni. Përpiquni që të mos e lini frustrimin të ndikojë tek e ardhmja, që duket tepër pozitive.
Peshqit
Sot mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për një fillim të ri, sa i përket anës shpirtërore. Hëna e re mund t’ju inkurajojë që të mësoni të meditoni, të bëni joga apo të njiheni me njerëz që ndajnë ide të njëjta me ju.