Eurostat thotë se 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie, statistikë kjo më e larta në Europë. Raporti është bazuar në të dhënat e vitit 2019. Sipas grupmoshave, në rrezik varfërie dhe përjashtimi social janë 53.9% e fëmijëve nën 18 vjeç. Përqindja e varfërisë dhe përjashtimit social ulet lehtë për grupmoshën 18-64 vjeç, në 49% nga 21% qe eshte ne BE.
Për të diskutuar rreth kësaj çështje mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e ‘Ekonomi Plus’ është eksperti i ekonomisë, Artan Hoxha foli për situatën
” Shifrat duhen parë me alarm. Situata edhe nëse nuk ka shifra fikse duhet pranuar se jemi në alarm dhe situata është rënduar gjatë këtyre dy viteve. Përkeqësimi i dy viteve pandemi ka qenë më i ndjeshëm në vendin tonë. Ne patëm të përhapur mjekimin nga shtëpia të virusit, pra vetëm ky rast mund të jetë ndjerë.
Në studion e ‘Ekonomi Plus’ u diskutua po ashtu edhe niveli i arsimimit në vend e si kjo rrezikon varfërinë. Pedagoge Elona Shehu pohoi se 50,5% e fëmijëve me nivel arsimimi të prindërve të të cilëve ishte i ulët, ishin në rrezik të varfërisë, krahasuar me 7,7% të fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i lartë.
” Do konsiderojë shqetësuese se ne nuk kemi të dhëna të qarta, sa njerëz jetojnë në vend. Duhen asociuar programe për fëmijët që bëjnë pjesë në këto grupe.