Mediat turke kanë dhënë alarmin për një konflikt të mundshëm në Kosovë nisur nga qasja e serbve për të provokuar vazhdimisht ekzistencën e Republikës së Kosovës. Gazeta e madhe turke “Hurriyet” është duke mbajtur në listën e ngjarjeve të rendësishme lajmin me titull “Shteti vëlla në prag të luftës”, ndërsa më poshte bën një analizë të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës si edhe kërcënimeve serbe.
“Hurriyet” i referohet edhe intervistës së kryeminsitrit Albin Kuri në “The Guardian”, i cili krahason Serbinë e sotme me Gjermaninë naziste mes luftrave botërore, ku Hitleri kërcënoi botën me konflikt nëse nuk përmbushnin kërkesat e tyre.
“Serbia po sillet si Gjermania naziste dikur duke thënë se nëse nuk na kënaqni neve, atëhere ne shkaktojmë edhe një tjetër luftë”, shkruan “Hurriyet” duke iu referuar intervistës së Kurtit. Më poshtë, gazeta bën edhe një përshkrim të tensioneve në veri dhe kërcënimeve te Vuçiçit ndaj Kosovës.