GREQI- Rritja shpejt e rasteve me COVID-19 në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, në Selanik, ka ngritur qeverinë e vendit fqinj, e cila tani po përpiqet të dalë me zgjidhje të shpejta për të shmangur një tragjedi të ngjashme me atë në Bergamo të Italisë gjatë valës së parë të pandemisë.
Bergamo u kthye në qytetin më të goditur nga koronavirusi në Europë, gjatë valës së parë, ku më shumë se 16,000 njerëz humbën jetën për shkak të pandemisë.
Më 11 nëntor, rajoni i Selanikut raportoi 777 raste. Në përgjithësi, Greqia raportoi 2,752 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 63,321. Numri i përgjithshëm i vdekjeve për shkak të Covid-19 ka arritur në 909 ndërsa 300 pacientë janë aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv.