Më shumë se 739.977 persona kanë marrë dy doza të vaksinës anti COVID në Kosovë.
Që nga nisja e procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë më shumë se 1,581,266 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri dje me dije se numri total i rasteve aktive me koronavirusi është 462.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157, 440, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2, 978 qytetarë.