Presidenti turk Erdogan vijon t’ia theksojë Greqisë, se Turqia do të marrë gjithçka i takon në Mesdhe në Egje dhe në Detin e Zi.
“Dëshironi apo jo, ne do të rrisim numrin e sizmografëve “-tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, mes raporteve në mediat turke për planet për të blerë një platformë të katërt shpimi nga Ankaraja.
Duke folur në inaugurimin e termocentraleve, presidenti turk tha se “gjithçka që ekziston në Detin e Zi dhe Mesdhe do të gjendet dhe nxirret”. Ai shtoi se “sizmografët tanë dhe pajisjet e shpimit do të arrijnë nivelin më të lartë të kërkimit, nxjerrjes në dete të thella. Kështu do të operojnë atje”, shtoi Erdogan.