• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

VOA: Serbia po armatoset, Bosnja po ndahet, perëndimi kërcënon me sanksione

18/11/2021
in Rajon
0
VOA: Serbia po armatoset, Bosnja po ndahet, perëndimi kërcënon me sanksione

Kërcënimet nga udhëheqësi i Republikës Serbe, Milorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina, po shtojnë shqetësimin në rritje rajonal dhe ndërkombëtar për zhvillimet në Ballkan. Kërcënimet e zotit Dodik, të kombinuara me një program të madh të riarmatosjes nga Serbia fqinje po ushqejnë shqetësimet se Ballkani mund të shkojë drejt konfliktit.

Serbia filloi negociatat muajin e kaluar me Izraelin për blerjen e raketave antitank dhe disa zyrtarë të Bashkimit Evropian dyshojnë se Beogradi mund të jetë në proces të vendosjes së kontakteve me Ankaranë për të diskutuar blerjen e llojit të dronëve të armatosur të prodhimit turk të përdorur në mënyre efektive nga Azerbajxhani në luftimet e fundit me Armeninë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se fqinjët e tij ballkanikë nuk duhet të shqetësohen nga riarmatosja, të cilin ai e konsideron si një përmirësim të forcave të armatosura të vendit të tij dhe thotë se Beogradi nuk ka qëllime për të ndërmarrë sulme. Në fillim të këtij viti, ai tha: “Të gjithë po riarmatosen, edhe ne do të riarmatosemi. Nëse të gjithë të tjerët e bëjnë atë, edhe ne duhet ta bëjmë këtë.”

Por fqinjët e Serbisë janë të shqetësuar nga programi i saj i riarmatosjes, i cili ka çuar në rritjen me 70 për qind nga Beogradi të shpenzimeve në fushën e të mbrojtjes që nga viti 2015. Dhe ata mendojnë se kjo po bëhet në frymën e retorikës nacionaliste në rritje të zotit Vuçiç. Beogradi ka ofruar gjithashtu mbështetje të fortë politike për zotin Dodik.

Javën e kaluar Christian Schmidt, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Ballkani i dëmtuar nga lufta po përballet me kërcënimin e tij më të madh që nga spastrimi etnik dhe luftërat e fillimit të viteve 1990. “Perspektivat e ndarjes dhe konfliktit të mëtejshëm janë shumë reale”, tha ai.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të frenojë çdo veprim separatist të kërcënuar nga serbët e Bosnjës.

Alarmi po rritet edhe në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, me zyrtarët që vunë në dukje se blerjet e armëve nga zoti Vuçiç i kanë shërbyer thellimit të marrëdhënieve të Serbisë me Kinën dhe Rusinë, e cila është simpatizuese e ambicieve të zotit Dodik për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe bashkimin e saj me Serbinë.

Sipas zyrtarëve britanikë, Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, e ka vendosur Ballkanin në rendin e ditës për takimin e muajit të ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga. Gjermania ka ushtruar presion ndaj vendeve anëtare të BE-së për të përgatitur sanksione kundër zotit Dodik. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të shtunën se Berlini dëshiron të shohë “masa (sanksione) individuale kundër atyre që vënë në dyshim integritetin territorial” të Bosnjës.

Maas shtoi: “Ne nuk mund të pranojmë vazhdimin e kësaj politike të papërgjegjshme pa ndërmarrë veprime”. Ai akuzoi Republikën Serbe se po “punon në mënyrë aktive për të shkatërruar Bosnjën dhe Hercegovinën si një shtet të tërë”.

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague paralajmëroi të martën se “Historia ka treguar shumë herë se ne e neglizhojmë Ballkanin Perëndimor në dëm të interesave tona”. Në një artikull për për gazetën The Times, ai tha “Për vite të tëra, udhëheqësi i Republikës Serbe, me shumicë serbe, Milorad Dodik, ka minuar shtetin e Bosnje-Hercegovinës me mbështetjen aktive ruse dhe serbe. Në javët e fundit gjendja është bërë e rëndë. Dodik po i afrohet shkëputjes nga Bosnja”.

Mosmarrëveshjet e pazgjidhura

Ai dhe të tjerët kanë frikë se mosmarrëveshjet e pazgjidhura nga luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi dhe tensionet e ndezura midis Kroacisë, e cila gjithashtu është duke u riarmatosur, dhe Serbisë po rrezikojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ne mesin e këtyre problemeve në Ballkan janë edhe mosmarrëveshjet për statusin e Kosovës, ish-provincës serbe, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, pas një lufte që shkaktoi vrasjen e më shumë se 13,000 njerëzve, kryesisht shqiptarë.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës rifilluan kohët e fundit, por një mosmarrëveshje ndërkufitare në shtator, e nxitur nga vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të mos njohur targat serbe të makinave, bëri që Beogradi të dislokonte tanke në kufirin e tij me Kosovën.

Udhëheqësi serb i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë dhe paralajmëroi se nëse nuk e bën këtë, “ne do të dimë si ta mbrojmë vendin tonë, nuk ka dyshim për këtë”. Qindra serbë të Kosovës mbyllën një rrugë kyçe kufitare dhe zyrtarët e Kosovës dërguan njësi policore shtesë për të mbrojtur pikën kufitare.

Por komentet e zotit Dodik për shkëputje janë shqetësimi më i madh për fuqitë perëndimore, thonë diplomatët amerikanë dhe evropianë. Ata kanë frikë se përpjekja e zotit Dodik për të shkëputur Republikën Serbe nga Bosnja, do të mund të shkaktonte një konflikt të ri në Ballkan, cili do të mund të rindezte shumë lehtë konfliktin midis Serbisë dhe Kroacisë, si dhe atë midis Serbisë dhe Kosovës, duke e zhytur Ballkanin Perëndimor përsëri në një luftë të ashpër ndëretnike, të ngjashme me atë të viteve 1990 që çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Marrëveshja e Dejtonit e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1995 e bëri Bosnjën një shtet multietnik nën protektoratin ndërkombëtar, me marrëveshje komplekse kushtetuese për ndarjen e pushtetit midis tre grupeve kryesore etnike që e përbëjnë atë. Ajo ka dy entitete gjysmë autonome: Federatën e Bosnje-Hercegovinës (të përbërë nga boshnjakët dhe kroatët) dhe Republikën Serbe. Por udhëheqësi i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka kërcënuar se do të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror të Bosnjës, duke përfshirë ushtrinë dhe ka militarizuar policinë e tij, e cila mund të shërbejë si një forcë ushtarake e serbëve të Bosnjës.Ai ka thënë gjithashtu se dëshiron të krijojë një gjyqësor të veçantë.

62-vjeçari Dodik muajin e kaluar paralajmëroi se do të përshpejtojë planet e tij të shkëputjes nga Bosnja, nëse ndaj tij vendosen sanksione nga vendet perëndimore. Sipas informacioneve të rrjedhura, zoti Dodik i ka thënë Zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar në lidhje me sanksionet: “Nëse doni të flisni me mua, atëherë mos më kërcënoni”.

Milorad Dodik ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje ushtarake e NATO-s që synon ta pengojë atë nga ndarja e Bosnjës do të kundërshtohej nga “miqtë” e tij, që është parë si një referencë për Serbinë e riarmatosur dhe Rusinë. Zoti Vuçiq u duk muajin e kaluar sikur po përpiqej të frenonte zotin Dodikun, duke thënë: “Është e rëndësishme të ruhet paqja dhe të tregohet se Republika Serbe nuk është burimi i problemit, por se ne të gjithë jemi gati të bisedojmë në rajon”.

Por ai shtoi se Serbia nuk do të bashkohet në asnjë përpjekje për të vendosur sanksione kundër Republikës Serbe të Bosnjës.

Tags: bosnjakosovaPolitikerajonVoa
Previous Post

Pas Tiranës ndryshon edhe prefekti i Elbasanit, shkarkohet Spiro Maliqi, kush e zëvendëson

Next Post

Mjeku në Greqi: Vala e pestë do të rrezikojë të pavaksinuarit me dozën e tretë kundër Covid!

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Mjeku në Greqi: Vala e pestë do të rrezikojë të pavaksinuarit me dozën e tretë kundër Covid!

Mjeku në Greqi: Vala e pestë do të rrezikojë të pavaksinuarit me dozën e tretë kundër Covid!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.