Një tjetër serial horror nga Koreja e Jugut, prodhim i Netflix, është bërë një fenomen global brenda natës. “Hellbound” rrëzoi nga froni “Squid Game” si shfaqja më e ndjekur në platformën e transmetimit.
Sipas analizës së FlixPatrol, “Hellbound”, me skanar të Choi Kyu-so dhe regji të Yeon Sang-ho, u bë seriali i Netflix më i ndjekur në botë më 20 nëntor, duke kryesuar vlerësimet e transmetimit në më shumë se 80 vende brenda 24 orëve nga debutimi.
Seriali, i bazuar në librin comic me të njëjtin titull, përqendrohet rreth veprimeve të dhunshme të një grupi demonësh, të cilët ndjekin mëkatarët që janë vizituar më parë nga një qenie qiellore e cila e ka informuar viktimën për datën dhe orën e vdekjes.