• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

AMF miraton këtë javë rregulloret e para për tregun e kriptovalutave

23/11/2021
in Ekonomi
0
AMF miraton këtë javë rregulloret e para për tregun e kriptovalutave

Këtë javë, Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) pritet të miratojë rregulloret e para që do të mundësojnë licencimin e institucioneve financiare për veprimtari të lidhura me tregtimin e kriptovalutave.

Në mbledhjen e ditës së enjte, Bordi i AMF do të shqyrtojë projektrregulloret dhe “Për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”dhe “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital”. Dy rregulloret e mësipërme janë hartuar në mbështetje të ligjit “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” ka si objekt përcaktimin e rregullave të detajuara në lidhje me mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta për të mbuluar përgjegjësinë profesionale të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent, bursë dhe kujdestar i portofolit të palëve të treta.

Subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë duhet të sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të kapitalit rregullator, i cili duhet të jetë në çdo kohë të paktën sa vlera më e lartë mes nivelit minimal të kapitalit i përcaktuar në ligj për subjektet e që veprojnë në tregun e kriptovalutave, (ku përfshihen agjenti i Tokenit Digjital (TD), bursat DLT dhe kujdestarët e portofolit të palëve të treta), ose sa një e katërta e shpenzimeve të përgjithshme fikse të vitit paraardhës, të rishikuara çdo vit. Kapitalizimi mund të përmbushet përmes fondeve të vetë subjektit ose një police sigurimi për mbulimin e përgjegjësisë profesionale. Çdo bursë DLT duhet të vërtetojë se ka një kapital fillestar minimal prej 20 milionë, deri në 90 milionë lekë, në varësi të kategorisë së licencës. Për agjentët TD dhe kujdestarët e portofolit të palëve të treta, kapitali minimal fillestar sipas ligjit duhet të jetë të paktën 18 milionë lekë. Subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë mund të mbulojnë përgjegjësinë e tyre profesionale përmes një police sigurimi e cila ka një afat fillestar jo më pak se një vit dhe ka një periudhë njoftimi për anulimin e saj prej të paktën 90 ditësh. Polica e sigurimit duhet të përfshijë mbulimin kundrejt rrezikut të humbjes së dokumenteve, paraqitjes së informacionit të rremë apo mashtrues, veprime ose mosveprime që rezultojnë në shkelje të detyrimeve ligjore dhe rregullatore, humbjet që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë së shoqërisë ose dëmtimet e sistemit, humbjes që vjen nga moszbatimi i politikave dhe rregullave në kuadër të ruajtjes së të dhënave ose sulmeve kibernetike, etj.

Rregullorja “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave të detajuara të licencimit, llojit të dokumenteve provuese, mënyrën e shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumenteve dhe detyrimet për raportim të subjekteve që ushtrojnë osë kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital. Ajo kërkon përmbushjen e një sërë kriteresh, të lidhura me kualifikimet e drejtuesve, transparencën e origjinës së kapitalit, hartimin e një pakete të rregulloreve të brendshme, etj. Ligji “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” u miratua në maj të vitit të kaluar dhe hyri në fuqi duke filluar nga data 1 shtator 2020. Megjithatë, licencimi i subjekeve për aktivitetet që parashikon ligji ende nuk ka qenë i mundur, pikërisht për shkak të mungesës së akteve të nevojshme nënligjore.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiaretregu i kriptovalutave
Previous Post

Dobësimi i Lirës turke dhe kaosi ekonomik ‘zgjon’ Erdoganin: Turqia do të ketë sukses në ‘luftën’ ekonomike të pavarësisë

Next Post

Jennifer Lawrence rrëfen eksperiencën e frikshme në ajër

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Jennifer Lawrence rrëfen eksperiencën e frikshme në ajër

Jennifer Lawrence rrëfen eksperiencën e frikshme në ajër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.