• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bilanci i energjisë korrik-shtator, eksporti u rrit me 2.3 herë teksa kriza ishte në horizont

24/11/2021
in Ekonomi
0
Bilanci i energjisë korrik-shtator, eksporti u rrit me 2.3 herë teksa kriza ishte në horizont

Kriza e energjisë që kulmoi në muajin tetor shenjat e saj kishte disa muaj rresht që po i jepte në tregje.

Kjo gjithsesi nuk ka penguar vende si i yni që të vijojnë eksportet të cilat në tremujorin e tretë të vitit u rritën me 2.3 herë në raport me vitin 2020. Bilanci i energjisë i publikuar nga INSTAT tregon se prodhimi në tërësi në 3-mujorin e tretë pësoi rritje gjithashtu.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 7,2% duke arritur vlerën 1.371 GWh nga 1.280 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76,3%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 22,7% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 1,0% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2021, arriti vlerën 975 GWh nga 666 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 46,5%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 323 GWh nga 139 GWh duke shënuar një rritje me 2,3 herë”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 12,0%.

Sa i takon prodhimit hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2021, prodhuan 1.047 GWh nga 978 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 7,1%.

Hidrocentralet private dhe koncensionare nga ana tjetër, prodhuan 311 GWh nga 292 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6,7%.

Sipas INSTAT shkëmbimi i energjisë elektrike  (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2021, ka pësuar një ndryshim me 23,7% duke arritur vlerën negative prej 651 GWh, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020 ku kishte nje vlerë negative prej 527 GWh.

INSTAT vlerëson se humbjet në rrjet arritën vlerën 343 GWh nga 325 GWh duke shënuar kështu një rritje me 5,7%. Humbjet në transmetim janë rritur me 16,7% ndërsa humbjet në shpërndarje janë rritur me 4,3%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 7,8%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 2,2%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020. (Ndikimi në rritjen e Humbjeve në shpërndarje e ka dhënë rritja e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët)

Ajo që bie në sy është edhe rritja e konsumit në vend në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe pjesën më të madhe të kësaj rritjeje e kanë bizneset dhe më pak familjarët.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2021, u rrit me 13,4% duke arritur vlerën 1.679 GWh nga 1.481 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 17,8%, përkundrejt rritjes me 7,6% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë”, thuhet në publikim.


Marrë nga Monitor.al

Tags: eksportet e energjiseenergjia elektrikekriza e energjise
Previous Post

Britney Spears në serialin e The Weeknd, cili do të jetë roli i këngëtares

Next Post

Samiti virtual për demokracinë/ Biden fton 110 vende, mungon Kina

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Samiti virtual për demokracinë/ Biden fton 110 vende, mungon Kina

Samiti virtual për demokracinë/ Biden fton 110 vende, mungon Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe në vitin e pandemisë, më e preferuara Franca

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.