Nipi Adem Jasharit, Bashkimi është emërtuar “Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar Bashkim Jasharin si Komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese, pas dorëheqjes së komandantit të mëparshëm Rrahman Rama.
Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.
“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, shkruan i emocionuar politikani Bekim Jashari. Ai shprehet se Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar.