Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se një 35-vjeçar dyshohet se ka therrur me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe gjyshen. Akti makabër ka ndodhur në zonën e spitalit të vjetër dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore dhe grupi i ekspertizës.
Burime për mediat greke thonë se policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur autoritetet. Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar dhe janë duke vijuar veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.