• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kurti: Serbia po sillet si Rusia, nuk do ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës

05/12/2021
in Kosova
0
Kurti: Serbia po sillet si Rusia, nuk do ta lejojmë bosnjëzimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor sikurse Rusia me fqinjët e saj, duke tentuar që Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë ta shndërrojë në Bjellorusi e Malin e Zi në Ukrainë. Në një intervistë për median malazeze “Pobjeda” Kurti tha se Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën e madje edhe Maqedoninë e Veriut.

“Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta: as më të mira, as më të këqija. Kemi të bëjmë me shtetin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, që është autokratike dhe mbështetet në Moskë. Në anën tjetër, Kosova është e pavarur dhe shtet sovran, ka integritetin e saj territorial, por ka edhe shumë probleme”, tha Kurti.

I pyetur në lidhje me problemet në Kosovë, Kurti tha se problemi më i madh është Serbia, që nuk po mund ta paramendojë që ta njoh Kosovën si një shtet fqinj me të drejta të barabarta.

Madje kreu i ekzekutivit në Kosovë, i është përgjigjur pyetjes nëse paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varen nga marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë – duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për paqe dhe stabilitet, e për t’i pasur këto duhet demokraci, drejtësi dhe zhvillim që janë vlera evropiane.

“Serbia në Ballkanin Perëndimor sillet sikurse Rusia me fqinjët e saj: Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë po tenton ta shndërrojë në Bjellorusi, e Malin e Zi në Ukrainë”, shtoi Kurti.

Ndërkohë që në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”, Kurti ka ritheksuar qëndrimin kundër këtij projekti.

“’Ballkani i Hapur’ më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçmas nga Federata Ruse dhe Kina, i hapur për autokraci, korrupsion, krime lufte… Gjithçka kundër vlerave evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, tha Kurti.

Tags: albanewsalbin kurti
Previous Post

Moti në Shqipëri, pas orës 15:00 nis cikloni dhe reshjet masive, vjen nga Adriatiku

Next Post

Ndryshon ligji për pronarët përfitues, shkak reagimi i ulët i subjekteve, shtyhen afatet

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Ndryshon ligji për pronarët përfitues, shkak reagimi i ulët i subjekteve, shtyhen afatet

Ndryshon ligji për pronarët përfitues, shkak reagimi i ulët i subjekteve, shtyhen afatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.