Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion e Ri, Greqi ku vëllai fillimisht ka vrarë motrën e më pas ka kryer vetëvrasje. Mediat e huaja shkruajnë se vëlla e motër ishin të rënduar psikologjikisht, pas humbjes së nënës së tyre. Sipas informacioneve ishte vëllai i madh i tyre, i cili gjeti vëllain 34-vjeçar dhe motrën e tij 40-vjeçare të vdekur në banesën e tyre në rrugën Olympias. 34-vjeçari dhe motra e tij mendohet të kenë qenë në gjendje të keqe psikologjike pasi vetëm para 7 muajsh nëna e tyre u nda nga jeta.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar arsyet e ksaj tragjedie, ku deri tani janë marrë dëshmitë e fqinjëve, të cilët shprehen se kanë qenë të qetë dhe nuk kanë sjellë probleme. Deri tani autoritetet greke dyshojnë se shkak për ngjarjen e rëndë mendohet të jetë gjendja psikologjike e 34-vjeçarit.