SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka pranuar sot kërkesën e kongresmenëve të Kongresit Amerikan, të cilët kanë bërë thirrje që çështja e vëllezërve Bytyçi dhe rasti i Vasfije Krasniqi-Goodman të jenë në agjendën e tij. Vëllai i Krasniqit, Nafi Krasniqi përmes një postimi në Facebook i ka drejtuar një letër Joe Bidenit të gjejë një alternative për drejtësi për viktimat civile si dhe për të mbijetuarit.
“Kërkesa për drejtësi:
Sot, Presidenti Biden, ka pranuar kërkesën nga Kongresmen të Kongresit Amerikan të cilët i, bëjnë thirrje Presidentit që çështja e vëllezërve Bytyqi, si dhe rasti i Vasfije Krasniqi Goodman të jenë në agjenden e Tij.
Ne vërtetë jemi të vendosur të kërkojmë drejtësi, dhe kërkesa jonë shkon përtej rastit tonë si i vetëm, ne jemi të vendosur që për viktimat civile drejtësia të vihet në vend, sigurisht se ne, nuk do të mund të arrinim deri këtu pa mbështetjen e shumë personaliteteve, sidomos jo pa vendosmerinë e Këshilltarit Mark Gjonaj si ideator e mbështetës i marshit Rallyforherjustice, i cili kishte dhe ka vizion të qartë se si qështja e Vëllezërve Bytyqi, rasti i Vasfijes, por edhe i mbi 20 mijë të mibjetuarave/ëve të jetë në agjendën e Kongresmenëve, Presidentit si dhe Kongresit Amerikan, andaj ne presim që këto ditë të kemi lajme edhe më të mira dhe atë falë, edhe njëherë po e theksoi Mark Gjonajt, si dhe Vera Mjeku, e cila, përgjatë të gjitha takimeve (mbi tridhjet sosh) me Kongresmen dhe përfaqësues të institucioneve të SHBA-së ka arsyetuar në mënyrë thelbësore-profesionale-humane nevojën për drejtësi.
Ju faleminderit. Për ne nuk ka alternativ tjetër përveçse DREJTËSI!!!”