• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Rivlerësimi i shtëpive mbyllet më 31 dhjetor; ASHK: Për 2021 janë 56,000 aplikime, u arkëtuan 30,5 mln euro të ardhura

17/12/2021
in Ekonomi
0
Rivlerësimi i shtëpive mbyllet më 31 dhjetor; ASHK: Për 2021 janë 56,000 aplikime, u arkëtuan 30,5 mln euro të ardhura

Përfundon më 31 dhjetor 2021 procesi i rivlerësimit të shtëpive me taksën 3% nga 15% që është tatimi në kohë normale.

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Monitor për vitin 2021 janë kryer 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive. Konkretisht, nga totali i numrit të aplikimeve të kryera për 32,944 të tilla (ose 58% e totalit të aplikimeve) është paguar tatimi 3% dhe ka përfunduar procesi. Për 16,682 aplikime nuk është paguar tatimi nga qytetarët. Nga ASHK janë ende të patrajtuara 2,506 aplikime dhe 4,491 prej tyre janë anuluar. Për totalin e aplikimeve të përfunduara në 2021 janë arkëtuar rreth 3,6 mld lekë. Në përfundim të procesit nga ASHK do të deklarohet totali i aplikimeve të kryera në këto dy vjet të zbatimit të procesit me tatim 3% nga 15% që ishte më parë.

Numri i ulët i aplikimeve, kryesisht prej situatës së krijuar nga pandemia, ka bërë që brenda një periudhe të shkurtër kohore qeveria të ndryshojë 3 herë afatin. Ligji, që lejon rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme hyri në fuqi që në 1 janar 2020, por zbatimi i tij nisi me vonesë, për shkak të mungesës së udhëzimit, i cili hyri në fuqi në fillim të muajit shkurt. Sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për periudhën janar-maj 2020 numri i aplikimeve për rivlerësimin e shtëpive ishte rreth 20,000.

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3% fillimisht parashikohej të përfundonte më 30 shtator 2020. Për shkak të situatës të krijuar nga Covid-19 ku puna në sportelet e kadastrës shtetërore u pezullua nga frika e përhapjes të infektimeve afati i përfundimit u shty deri më 31 dhjetor 2020. Afatet e përfundimit të rivlërsimit u ndryshuan përsëri, për shkak të numrit të ulët të aplikimeve nga situata e krijuar nga pandemia, duke vendosur si afat të mbylljes të amnistisë 31 dhjetorin 2021.

Si pritet të ndikojë përfundimi i procesit në çmimet e apartamenteve

Aktorë të tregut të pasurive të paluajtshme parashikojnë që përfundimi i procesit të rivlerësimit të shtëpive të ndikojë në shtrenjtimin e çmimeve. Përfaqësuesja e agjencisë “The Point” Ilda Zaloshnja pohon se çmimet e apartamenteve për vitin 2022 pritet të rriten 10% për shkak të përfundimit të procesit të rivlerësimit. Çmimet e apartamenteve shënuan rritje edhe në 2021 për shkak të shtrenjtimit të kostove të ndërtimit. Në ndërtimet e reja që u ngritën në kryeqytet brenda vijës të verdhë për këtë vit sipas agjencive imobiliare nuk kishte apartamente me çmim nën 1,000 euro/m2.

Si llogaritet tatimi 3%

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi (sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi) dhe vlerës së zbritshme. Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal.

Vlera e zbritshme, si në rastin e pikës 4 dhe në atë të pikës 5, është vlera e pasurisë sipas së aktit të regjistruar (të fitimit të pronësisë) ose ajo sipas rivlerësimit të mëparshëm (për të cilin është paguar më parë tatimi). Për rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë për të përcaktuar vlerën e zbritshme, drejtoria vendore e ASHK-së bazohet në vlerën e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.

Rivlersimi i pasurive për personat juridike me tatim 5 %

Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruara në pasqyrat financiare të vitit 2019, në zërin aktive afatgjata materiale, pasuri të paluajtshme me vlerë kontabël më të vogël se vlera e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin e këtyre pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut. Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga vlerësues të pasurisë, ekspertë të pavarur të licencuar nga institucionet përkatëse për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme.

Përfaqësuesi i personit juridik paraqet pranë drejtorisë rajonale tatimore, ku personi juridik është i regjistruar, dokumentet e mëposhtme: a) deklarimin vullnetar për rivlerësimin e pasurisë; b) prokurën për përfaqësuesin ligjor, nëse kjo procedurë kryhet nga një përfaqësues ligjor i caktuar prej tij; c) kopje të licencës së ekspertit të pavarur të vlerësimit të pasurisë; d) kopje të faturës së shërbimit të ekspertit të vlerësimit të pasurisë; e) aktin origjinal të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, të nënshkruar dhe të vulosur nga vlerësuesi i pasurisë; f) pasqyrën financiare (bilancin kontabël) të vitit 2019, ku rezulton e regjistruar në zërin aktive afatgjata materiale, pasuria e paluajtshme që rivlerësohet, përfshirë anekset shpjeguese për aktivin afatgjatë material që rivlerësohet; g) kopjen e mandatit të pagesës për vlerësimin e pasurisë, në masën 5% të diferencës, ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël për pasuritë e paluajtshme të regjistruara në pasqyrat financiare. /D.Azo


Marrë nga Monitor.al

Tags: 31 dhjetoraplikimeRivlerësimi i shtëpive
Previous Post

Zjarr në një ndërtesë në Japoni, 27 persona humbin jetën

Next Post

Oni Pustina për Ilir Shaqirin: ‘Ka një jetë që xhelozon dhe bën intriga për çdo shqiptar të realizuar

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Oni Pustina për Ilir Shaqirin: ‘Ka një jetë që xhelozon dhe bën intriga për çdo shqiptar të realizuar

Oni Pustina për Ilir Shaqirin: ‘Ka një jetë që xhelozon dhe bën intriga për çdo shqiptar të realizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.