Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto, para që i përkisnin 400 mijë njerëzve.
Mësohet se pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta me policinë shqiptare, me ekipin e posaçëm të ngritur nga Policia e Stambollit, prej rreth 8 muajsh nuk është bërë e mundur të arrihet asnjë informacion për vendndodhjen e Ozerit. Informacioni më i fundit në dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, për vendndodhjen thuhet se Faruk Fatih Özer, është në Shqipëri.
Megjithatë, është thënë se që nga data 20 prill, data zyrtare e lëshimit, nuk është bërë asnjë përcaktim i mëtejshëm në lidhje me vendndodhjen e Özer. Policia po shqyrton mundësinë që Özer t’i lërë peng mafias në Shqipëri miliona dollarët që grumbulloi nga “viktimat” e Thodex-it për ta fshehur.
Vlerësohet se mafia shqiptare ka ndikuar në mos kapjen e Ozerit prej muajsh. Është thënë se deri më tani nuk ka të dhëna se Özer është larguar nga Shqipëria. Megjithë përpjekjen e madhe të policisë shqiptare sipas mediave turke raportohet se nuk është mundur të lokalizohet për shkak se e ndërron shpesh herë vendndodhjen e tij. Ozer raportohet se mund të përdor një telefon të thjeshtë dhe jo inteligjent. Thuhet se Özer ka qëndruar në shtëpi mafioze pasi policia ka bastisur hotelin e tij. Nga hetimet e vazhdueshme u konstatua se Özer i kishte marrë të gjitha dokumentet e kompanisë motrës së tij Serap Özer më 18 prill dhe kishte ikur në Shqipëri dy ditë më vonë.