• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

AMF, monitorim procesit të risigurimit dhe miratim provigjoneve për shoqëritë e sigurimit

20/12/2021
in Ekonomi
0
AMF, monitorim procesit të risigurimit dhe miratim provigjoneve për shoqëritë e sigurimit

Në një prononcim për “Monitor”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehet se, bazuar në kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, Autoriteti monitoron cedimin në risigurim, si dhe format e tjera të menaxhimit të riskut të lidhura me procesin e marrjes në sigurim.

Sipas qëndrimit zyrtar të AMF, “cedimi në risigurim kryhet në nivel portofoli dhe kjo do të thotë që për një shoqëri të caktuar, të gjitha risqet e siguruara janë të ceduara në risigurim në bazë të kërkesave ligjore dhe ekspozimit specifik agregat të kësaj linje biznesi”.

AMF shton se, përveç mbikëqyrjes dhe monitorimit të aktivitetit të sigurimit dhe risigurimit, Autoriteti miraton me bazë vjetore mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike të shoqërive. Lidhur me komisionet tepër të larta të aplikuara nga disa kompani, AMF shprehet se legjislacioni në fuqi nuk parashikon kufizime të nivelit të komisioneve për këtë produkt.

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit ka qenë i parashikuar në ligjin Nr. 107/2014, datë 31/07/2014. Si lindi nevoja për të bërë të detyrueshëm zbatimin në praktikë të këtij ligji, duke ofruar një produkt të tillë, si sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit, gati 5 vite më vonë? Cilat ishin rreziqet në nivel makro që ju vlerësuat?

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit u miratua përmes VKM-së, nr. 650, datë 02.10.2019 “Për sigurimin e ndërtimeve”. Në zbatim të këtij vendimi, Bordi i Autoritetit miratoi “elementet dhe kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm në ndërtim”, me Vendimin nr. 207, datë 22.11.2019.

Në cilat aspekte, për çfarë dëmesh eventuale dhe në çfarë rrethanash ky produkt sigurimi u ofron mbrojtje blerësve të pasurive të paluajtshme?

Në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit/përfituesit dëmet e ndodhura drejtpërdrejt në ndërtesë dhe dëmet ndaj të tretëve, të shkaktuara nga shembja tërësore, ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit.

Çmimi (primi) i sigurimit është i përcaktuar me VKM, në nivelin minimal prej 1% për 10 vjet sigurim. Mendoni se kjo është tarifë e mjaftueshme për mbulimin e këtyre rreziqeve komplekse?

Në VKM-në, nr.650, datë 02.10.2019 “Për sigurimin e ndërtimeve”, në pikën 3 është e përcaktuar se “Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes së përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë paluajtshme”. Ndërsa referuar primit të sigurimit, në pikën 4 të VKM-së, nr. 650, parashikohet se “Tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1% e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit.

A disponon tregu shqiptar i sigurimeve kapitale të mjaftueshme për përballimin e këtyre rreziqeve të mëdha?

Autoriteti monitoron, me bazë tremujore, procesin e marrjes në sigurim si dhe mjaftueshmërinë e kapitalit për secilën shoqëri sigurimi që ushtron aktivitetin e sigurimit në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, në bazë të vlerësimit të riskut në nivel shoqërie apo linjë biznesi, Autoriteti kryen inspektime të plota me bazë risku, apo tematike për çështje specifike. Rezulton se kapitalet (aftësia paguese) e tregut të sigurimeve janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit. Në fund të vitit 2020, treguesi i nivelit të mjaftueshmërisë së kapitalit ka arritur në 169.7%.

A keni në fokus mbikëqyrjen e mjaftueshmërisë së rezervave për këtë produkt dhe si e realizoni këtë specifikisht (p.sh. inspektim tematik)? Çfarë konkluzioni keni arritur deri tani për këtë element?

Mbikëqyrja e mjaftueshmërisë së provigjoneve teknike kryhet nga Autoriteti me baza tremujore. Metodat aktuariale të vlerësimit të provigjoneve teknike, të zbatuara nga shoqëritë e sigurimit, janë përcaktuar nga Autoriteti me asistencën e Bankës Botërore.

Raporti mes provigjoneve dhe primeve në nivel tregu ka shënuar rritje në vitin e fundit, duke arritur në 126.4%, e nënvizuar edhe në raportin e publikuar nga Banka Botërore “Disaster Risk Finance Diagnostic” në dhjetor 2020. Edhe treguesi i aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, në fund të vitit 2020 është rritur në 131.7% (24.9 miliardë lekë) nga 121.2% (24.5 miliardë lekë) në vitin 2019.

Legjislacioni në fuqi kërkon që rreziku që tejkalon 10% të kapitalit të një shoqërie sigurimi duhet të transferohet në risigurim. A është respektuar ligji në këtë aspekt dhe cili është vlerësimi juaj mbi përshtatshmërinë e programeve të risigurimit, apo sigurinë që i ofrohet publikut në rast dëmi?

Bazuar në kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, Autoriteti monitoron cedimin në risigurim, si dhe format e tjera të menaxhimit të riskut të lidhura me procesin e marrjes në sigurim. Në bazë të ekspozimit të shoqërive të sigurimit, gjykohen dhe nevojat për risigurim. Kriteret e risigurimit janë të përcaktuara me rregullore nga Autoriteti, të cilat shoqëritë e sigurimit kanë detyrimin t’i zbatojnë.

Për sa i përket sigurisë për publikun në rast dëmi, në mbrojtje të të siguruarve, përveç provigjoneve teknike që vlerësohen nga aktuarë të autorizuar, çdo shoqëri e sigurimit duhet të zotërojë një kapital të mjaftueshëm që përbën dhe aftësinë paguese të saj. Aftësia paguese përbëhet nga aktivet e shoqërisë së sigurimit, të lira nga çdo përgjegjësi e parashikueshme, duke zbritur prej tyre çdo aktiv të patrupëzuar.

Pasqyrat financiare të shoqërive të sigurimit certifikohen nga auditues të pavarur. Përveç mbikëqyrjes dhe monitorimit të aktivitetit të sigurimit dhe risigurimit, Autoriteti miraton me bazë vjetore mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike të shoqërive.

Mund të kemi një panoramë, konkretisht sa për qind e këtyre rreziqeve mbahen nga vetë kompanitë dhe sa janë me risigurim?

Cedimi në risigurim kryhet në nivel portofoli. Kjo do të thotë që për një shoqëri të caktuar, të gjitha risqet e siguruara janë të ceduara në risigurim në bazë të kërkesave ligjore dhe ekspozimit specifik agregat të kësaj linje biznesi. Sipas marrëveshjeve specifike, dëmshpërblimi i mundshëm kryhet në përqindje të ndarjes së riskut, ose nëse dëmshpërblimi i mundshëm tejkalon nivelin e mbajtjes së përcaktuar në marrëveshje.

A jeni në dijeni të uljeve të çmimeve nën kufirin minimal dhe çfarë mekanizmash disponon AMF për të mos lejuar praktika të tilla? Cili është niveli i komisioneve të deklaruara nga kompanitë e sigurimit për këtë produkt?

Autoriteti mbikëqyr dhe monitoron aktivitetin e sigurimeve me anë të verifikimeve në distancë dhe inspektimeve në vend, pranë shoqërive të sigurimit. Për rastet e mundshme të tarifave të zbatuara nën nivelin e miratuar me VKM-në, nr. 650, datë 02.10.2019 “Për sigurimin e ndërtimeve”, dhe Vendimit të Bordit të Autoritetit, Nr. 207, datë 22.11.2019, “Për miratimin e elementeve dhe kushteve të përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm në ndërtim”, të ndryshuar, Ligji 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” parashikon masa administrative dhe/ose mbikëqyrëse. Legjislacioni në fuqi nuk parashikon kufizime të nivelit të komisioneve për këtë produkt.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiaremonitorimshoqerite e sigurimit
Previous Post

Lord Frost tha dorëheqjen si ministër i BREXIT, ja kush do ta zvëndësojë

Next Post

Këshilli i ekspertëve në Gjermani rekomandon kufizimin e kontakteve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Këshilli i ekspertëve në Gjermani rekomandon kufizimin e kontakteve

Këshilli i ekspertëve në Gjermani rekomandon kufizimin e kontakteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.