Shigjetari
Shigjetari është një person i ndershëm dhe idealist që ka besim të madh tek vetja dhe tek ndryshimet pozitive që mund të sjellë në botë. Të interesuar për të mësuar sa më shumë për botën dhe natyrën njerëzore, ata duan të flasin për gjëra të thella dhe janë gjithmonë të gatshëm të lënë një shenjë pozitive kudo që të shkojnë.
Këta përfaqësues të zodiakut janë shumë spiritualë dhe marrin gjithmonë udhëzimet e duhura nga Universi, i cili i shpie ata drejt prosperitetit dhe mençurisë, larg çdo gjëje që mund t’i dëmtojë.
Akrepi
Personaliteti jo gjithmonë i lehtë i Akrepit tenton të fshehë shpirtra jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe spiritualë. Sado që konsiderohen si ujqër të vetmuar, këta përfaqësues të zodiakut e dinë se janë pjesë e diçkaje më të madhe dhe se nuk janë kurrë vetëm.
Spiritualiteti i tyre tregohet nga intuita, e cila komunikon me ta në çdo moment, duke u dhënë gjithmonë parashikime dhe duke udhëhequr çdo hap të tyre. Akrepat janë në gjendje të shprehin se sa të patrembur ndihen dhe janë gjithmonë të gatshëm të nxjerrin zbuluar falsitetin.
Ujori
Ujorët janë mendimtarë të lirë dhe shumë të lidhur me Universin. Ata janë të vetëdijshëm për anën e tyre të fortë shpirtërore dhe se janë në gjendje të ndiejnë gjithçka që do të vijë, si dhe të marrin udhëzime nga diçka e mbinatyrshme, që ata e dinë se po funksionon për të mirën e tyre.
Këta përfaqësues të zodiakut e dinë se jeta ndryshon gjithmonë dhe se mënyra më e mirë për të qëndruar në rrugën e duhur është të dëgjojnë udhëzimet e vetes së tyre të brendshme, kështu që ata janë gjithmonë të gatshëm të përshtatin qëndrimet e tyre dhe të gjejnë një mënyrë më kuptimplote për të jetuar.
Peshqit
Peshqit janë ëndërrimtarët krijues të zodiakut dhe e shohin jetën si një lojë të shkëlqyer që nuk duhet marrë seriozisht në çdo kohë. Meqenëse kanë një shpirt shumë të lehtë, ata lidhen shumë mirë me spiritualen, e cila jeton në zemrat e tyre dhe i udhëheq hapat e tyre.
Këta njerëz janë vërtet të lidhur me Universin dhe nuk kanë kohë për grackat sipërfaqësore të atyre që mbizotërohen nga krenaria. Ndjeshmëria e tyre i lejon të shohin lumturinë dhe suksesin edhe në gjërat më të thjeshta, prandaj ata janë gjithmonë mirë, pavarësisht nga problemet.
Bota.al