Shkencëtarët gjermanë duket se kanë gjetur zgjidhjen, në një kohë kur shumë vende europiane po mendojnë të shtrëngojnë sërish masat, në kuadër të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.
Dy universitete të Mynihut kanë zhvilluar së bashku një “mur mbrojtës” me rreze ultravjollcë, që pretendojnë se është i aftë që të eliminojë 99% të viruseve. “Viruset nuk kalojnë përtej këtij muri. Është një barrierë që nuk e shikojmë me sy të lirë, nuk e nuhasim, nuk e ndjejmë, por na mbron”, thotë Reiner Prohaska, CEO i Smart United, kompanisë që ka ndihmuar universitetet gjermane për krijimin e kësaj pengese.