• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Raporti i kredive me probleme ra sërish në nëntor, prek nivelin 6.2%

24/12/2021
in Ekonomi
0
Raporti i kredive me probleme ra sërish në nëntor, prek nivelin 6.2%

Raporti i kredive me probleme po vijon rënien e qëndrueshme edhe në muajt e fundit të vitit.

Mbështetur në informacionin e Bankës së Shqipërisë për Monitor, raporti i kredive me probleme në fund të nëntorit ra më tej në 6.2%, nga 6.35% që kishte qenë në fund të muajit tetor. Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe tashmë është në nivelet që shënonte para krizës së vitit 2008.

Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se “Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve konvencionale të veprimtarisë vlerësohet i kontrolluar. Kundrejt tyre, rezistenca e sektorit bankar vlerësohet e fortë pasi situata e likuiditetit është e mirë, veprimtaria bankare gjeneroi fitim në vlera të kënaqshme dhe sektori paraqitet i mirëkapitalizuar.”

Statistikat tregojnë se raporti i kredive me probleme po shfaq rënie të qëndrueshme gjatë vitit 2021, pavarësisht shqetësimeve të lidhura me efektet zgjatura në kohë që mund të jepte pandemia. Për shkak të masave të lidhura me ristrukturimet që ishin në fuqi gjatë vitit 2020 dhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ekzistonte shqetësimi se rritja e kredive të këqija mund të ndodhte kryesisht pas mesit të këtij viti. Por, në fakt, përmirësimet në ekonominë reale gjatë vitit 2021 dhe vijimësia e huadhënies kanë dhënë një efekt të dukshëm pozitiv në ecurinë e raportit të kredive me probleme.

Në fund të muajit tetor, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 652 miliardë lekë, me një rritje prej 15 miliardë lekësh krahasuar me shtatorin. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parw, rritja e portofolit të kredisë ka arritur nivelin 10% Rritja pozitive e portofolit, veç kredidhënies së re, po ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si pakësimi i fshirjes së kredive të humbura, ristrukturimet e aplikuara pas pandemisë, që sollën një amortizim më të ngadaltë të portofolit, por edhe nga rritja e peshës së kredisë afatgjatë në portofolin total të huasë.

Megjithatë, në projeksionet për vitin e ardhshëm, Banka e Shqipërisë vlerëson se “ruajtja e cilësisë së portofolit të kredive duhet të mbahet në vëmendje, në drejtim të administrimit të portofoleve ekzistuese me probleme, por, edhe të goditjeve të mundshme që lidhen me pandeminë, qoftë si efekte të raundit të dytë të goditjeve, qoftë të problemeve që mund të dalin nga administrimi në vijim i kësaj situate”. /E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperiseRaporti i kredive me probleme
Previous Post

Në prag festash kufizimet e reja, çfarë po ndodh me kryeministrin Boris Johnson?

Next Post

Qyteti kinez ‘në pushtimin e COVID’ Xi Jinping me 13 milionë banorë të izoluar

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Qyteti kinez ‘në pushtimin e COVID’ Xi Jinping me 13 milionë banorë të izoluar

Qyteti kinez ‘në pushtimin e COVID’ Xi Jinping me 13 milionë banorë të izoluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.