KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 16 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 2.142 mostra të testuara.
Në 24-orëshin paraprak fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa numri i të shëruarve është 5 qytetarë. Raste aktive aktualisht janë 342.
Njoftimi i MSH-së:
Nga 2.142 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.327. Në total numri i rasteve aktive është 342.