Pallati i Rinisë në Kosovë mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri. Policia ka njoftuar për GazetaExpress se shkak i zjarrit është bërë djegja e disa kabllove elektrikë. Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të jetë lënduar.
Ndërsa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i KEDS dhe është konstatuar se kabllot nuk janë të kompanisë por janë kabllo të brendshme.
“Janë djegur disa kabllo të brendshme të tyre, ekipi e ka inspektu gjendjen. Janë disa kabllo elektrike që s’kanë të bëjnë me KEDS”-, tha Buzhala.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe zjarri është lokalizuar.