GREQI- Pas një rekordi rastesh me koronavirus, Greqia ka ndërmarë masa të reja për natën e Vitit të Ri. Mediat e huaja raportojnë se vetëm për natën e ndërrimit të viteve, dyqanet lejohen të punojnë deri në orën 2:00 të mëngjesit. Qytetarët do festojnë deri në orën 12:00 të mesnatës, vetëm të ulur dhe pa muzikë nëpër restorante.
“Këto masa, nëse zbatohen në tërësinë tonë, do të na lejojnë kthimin në jetën normale nga mesi i janarit. Komisioni njëzëri u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sepse vaksina mbron qytetarët nga Omicron”, -tha ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris.
Fillimisht, masat do të hynin në fuqi më 3 janar 2022, por për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve dhe fillimit të mutacionit të Omicron, u vendos të përshpejtohej zbatimi i tyre.