MAQEDONI E VERIUT – Dimitar Kovaçevski mandatohet për të drejtuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski i dha besimin Kovaçevskit për të formuar qeverinë e re.
“Nga sot (e mërkurë) filloj të formoj ekipin e ri me njerëz që duhet t’u përgjigjen sfidave serioze që na presin nga fillimi i vitit të ri. Qeveria e re do të ketë një synim të qartë – të ofrojë siguri, jetë më të mirë dhe të ardhme të ndritur për qytetarët tanë. Angazhimi im personal është të kthej besimin e qytetarëve në politikë dhe institucionet e vendit. Kjo kërkon një qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme”, deklaroi Kovaçevski.
Kovaçevski ka 20 ditë kohë për të krijuar dhe qeverinë e re dhe për t’u votëbesuar.
Ai zëvendësoi Zoran Zaevin në postin e kryeministrit pasi ky i fundit dha dorëheqjen për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale të fundit.