KOSOVË – Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka shpallur ditën e sotme persona “non-grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut (misionit të Kombeve të bashkuara në Kosovë).
Ministria e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter ku shkruhet se Kosova mbështet aleatët e saj kundër veprimeve që i kërcënojnë sigurinë dhe rendin vendit.
“Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Më 22 tetor të këtij viti Kosova ka urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve rusë, duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte njoftuar se diplomatët janë urdhëruar të largohen nga vendi.
Donika Gërvalla