KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 47 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 3.482 mostra të testuara. Në 24-orë ka humbur jetën një person nga koronavirusi ndërsa numri i qytetarëve të shëruar është 7. Raste aktive aktualisht janë 492.
Njoftimi i MSH-së:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 931 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.509 doza të vaksinës. Deri më sot 783.074 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.482 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.048. Në total numri i rasteve aktive është 492.