Pandemia ndryshoi kursin e punësimit për nivelet arsimore, duke favorizuar ata me arsim të lartë kundrejt të pashkolluarve që panë rritje të papunësisë në tremujorin e dytë të vitit 2021, kur vendi hoqi pothuajse totalisht masat kufizuese.
Të dhëna të detajuara të INSTAT të gjeneruara nga Anketa e Forcave të Punës tregojnë se papunësia në grup-moshën 15-64 vjeç ra në 10.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021, nga 12.4% që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2019.
Ndërkohë në personat me arsim 8-9 vjeçar papunësia u rrit për forcën e punës 15-64 vjeç në 11.4% nga 9.1 për qind që ishte para pandemisë në tremujorin e dytë 2019.
Pas pandemisë papunësia shënoi rënie edhe për të punësuarit me arsim të mesëm. Treguesi arriti në 13.9 për qind në mars-qershor 2021, nga 15% që ishte në fillim të vitit.
Pandemia si kudo në botë shkaktoi papunësi tek shtresat më të varfra të popullsisë. Masat kufizuese në lëvizje çuan mbylljen e një serie aktivitetesh sidomos në sektorin e shërbimeve dhe turizmit dhe fabrikave ku janë të punësuar një pjesë e personave pa arsim.
Në të kundërt personat me arsim të lartë patën mundësi të punonin në distancë, sidomos në sektori i teknologjisë dhe informacionit. Shumë të rinj shqiptare më profesione të lira të tilla, si inxhinier, arkitekt, ekspertët e TIK gjeten burime të reja punësimi nga agjencitë ndërkombëtare si “UP-work” dhe “Fiverr” për kompani të huaja.
Trendet e punësimit në të gjithë botën kanë ndryshuar ndjeshëm pas pandemisë. Periudha e karantinës ka nxitur dorëheqje jo të zakonta dhe nga ana tjetër kërkesa për disa profesione pas pandemisë është rritur ndjeshëm. Sidomos sektori i transportit ndërkombëtar po për përballet me deficite të mëdha.
Çrregullimet në tregun e punës pas pandemisë janë prezentë edhe në vendin tonë, por problematika po behet më e mprehte prej emigracionit masiv te të rinjve.
Gjermania ka liberalizuar rregullat për punonjësit e huaj dhe efektet e këtyre masave kanë nisur të ndihen edhe në Shqipëri. Ka një trend në rritje te të gjitha profesioneve për të emigruar për punësim drejt Gjermanisë pohuan agjencitë e punësimit.
Kompanitë shqiptare në sektorin e prodhimit sidomos fasoni aktualisht po përballen me një kërkesë jo të zakonte për punës, por mungesa e punonjësve është kthyer në problematikë të mprehtë dhe po pengon rritjen e mëtejshme të sektorit.
Ndërkohë importimi i punonjësve nga Afrika dhe Azia një nismë që nisi dy vitet e fundit duket se ka dështuar për shkak se tregu shqiptar nuk është ende i edukuar të punësojë me kontrata të rregullta pune dhe të ofrojë garanci për të huajt.

Marrë nga Monitor.al