Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të agjenteve doganorë dhe punonjësve të skanerit në Portin e Durrësit, lidhur me 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët e kompanisë Zico SHA.
Hetimet kanë nisur, pasi kontejneri kaloi në skaner dhe doli i pastër. Sakaq, vlen të theksohet se sasia është gjetur në një magazinë në Vaqarr të Tiranës.
Magazina, ishte e mbushur me fruta të ndryshme dhe dogra u gjet brenda njërit nga kontejnerët që vinte nga Ekuadori.