Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka shënoi rritje pozitive edhe në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë së korporatave të tjera financiare, klasifikim që përjashton bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditit, në fund të muajit shtator arriti në 41.7 miliardë lekë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 12.7%. Megjithatë, rritja e tremujore e portofolit ka qenë e kufizuar krahasuar me periudhat e mëparshme. Gjatë tremujorit të tretë, portofoli total u rrit me afërsisht 500 milionë lekë, rritja më e vogël që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, kur tregu ishte ende nën efektet e valës së parë të pandemisë.
Të dhënat për cilësinë e portofolit të kredisë nuk janë të përditësuara përtej tremujorit të parë të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme ishte rreth 13%, me një tendencë në rritje krahasuar me tremujorët e mëparshëm.
Në pjesën më të madhe, portofoli kredisë së korporatave të tjera financiare i takon institucioneve të kreditimit dhe mikrofinancës. Huaja e dhënë nga këto institucione përbën pothuajse 6% të portofolit të total të kredisë për ekonominë. Por, në numër të huave të dhëna, pesha e mikrofinancës është shumë më e lartë dhe, sipas përfaqësuesve të sektorit, ajo arrin në afërsisht një të katërtën e kredive të disbursuara nga sektori financiar në vend.
Mikrofinanca krediton nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro, kryesisht në atë segment që nuk gjen akses për financim nga sektori bankar. Ky është një grup më i brishtë, me nivel më të lartë të informalitetit dhe riskut, e rrjedhimisht më i ekspozuar ndaj krizave të papritura, siç ishte pandemia. Kjo goditje bëri që vitin e kaluar kredia e këtyre institucioneve të pësonte rënie për herë të parë që prej vitit 2015, ndërsa gjatë vitit 2021 I është kthyer rritjes, por pa arritur ritmet e para pandemisë.
Që nga fillimi i këtij viti, mikrofinanca do të përballet me një ndryshim të rëndësishëm rregullator, vendosjen e një norme tavan të interesit mbi kreditë konsumatore. Kjo do të prekë veçanërisht kompanitë që kanë në themel të aktivitetit të tyre kreditë e vogla konsumatore.
Të dhënat paraprake nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma tavan e interesit për kreditë e vogla, deri në 200 mijë lekë, për 6-mujorin e parë të këtij viti mund të ulet në kufirin e 175%, ndërsa sot kreditë e dhëna nga këto institucione kanë norma efektive interesi që mund të kalojnë edhe nivelin e 250%.
Vendosja e një norme tavan interesi mund të prekë përfitueshmërinë, por edhe strukturën e produkteve të këtyre institucioneve, duke i zhvendosur nga kreditë me vlera shumë të vogla dhe me afat minimal maturimi, që zakonisht kanë edhe një normë efektive interesi më të lartë. Nga ana tjetër, detyrimi për të përshtatur strukturën e produkteve me normat tavan të interesit mund të ndikojë edhe në ngadalësimin e rritjes së huadhënies nga këto institucione./E.Shehu

Marrë nga Monitor.al