TIRANË- Taksistët që përdorin taksimetër janë përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe mban firmën e Ministres së Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Sipas vendimit taksistët që përdorin taksimetër, nuk janë më të detyruar që të zbatojnë këtë detyrim.
VKM:
UDHËZIM Nr. 27, datë 31.12.2021
PËR DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 16, DATË 3.4.2020, “PËR FATURËN DHE SISTEMIN E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT”
Në mbështetje të nenit 102, paragrafi 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe të nenit 47, të ligjit nr. 87/2019, datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, ministri i Financave dhe Ekonomisë
UDHËZON: Në udhëzimin nr. 16, datë 3.4.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 5 “Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë”, germa “b”, e pikës 1, ndryshon me përmbajtje si më poshtë vijon:
b) tatimpaguesit që ofrojnë shërbimin taksi të pajisur me taksimetër dhe ata që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive tëvetëqeverisjes vendore, nëse fatura e taksimetrit, bileta ose aboneja u jepet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar;”.
Neni 2
Në nenin 20 “Regjistrimi i faturave në librin e shitjes dhe librin e blerjes”, paragrafi i fundit i pikës 11, ndryshon me përmbajtje si vijon;
“Faturat e fiskalizuara nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, sigurimeve, furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit për konsumatorët finalë, si dhe faturat mujore të lidhurame kontrata afatgjata leasing dhe fatura të ngjashme me to, të cilat lëshohen në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi bazën e një kontrate afatgjatë të lidhur paraprakisht nga palët, do të çmohen të fiskalizuara automatikisht dhe pavarësisht statusit të blerësit. Me qëllim regjistrimin e faturave si më sipër në librat e blerjes, të gjithë tatimpaguesit blerës duhet të sigurohen për të përditësuar/saktësuar të dhënat e tyre në kontratën mbi të cilën bazohet furnizimi.”.Neni 3Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISËDelina Ibrahimaj