• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Mundësitë e investimit, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 10-vjeçare

16/01/2022
in Ekonomi
0
Mundësitë e investimit, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 10-vjeçare

Javën e ardhshme, qeveria shqiptare do të organizojë ankandin për emetimin e obligacioneve me maturim 10-vjeçar.

Shuma e ofruar e obligacioneve për shitje do të jetë pesë miliardë lekë. Obligacionet 10-vjeçare janë një mundësi e mirë për ata investitorë që synojnë kthime më të larta nga investimi, në një periudhë kur normat e interesit ngelen pranë niveleve më të ulëta historike.

Këtu përfshihen investitorët institucionalë, si fondet e investimit dhe sidomos ato të pensioneve, që kanë një horizont kthimi afatgjatë. Por, në kushtet e sotme obligacionet 10-vjeçare mund të jenë një mundësi e mirë edhe për ata investitorë individualë që synojnë të maksimizojnë përfitimet nga kursimet e tyre. Obligacionet 10-vjeçare janë sot një nga instrumentet më fitimprurës që ofron tregu financiar në monedhën vendase. Në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve që u zhvillua vitin e kaluar kuponi rezultoi 5%, nivel mjaft i kënaqshëm në raport me alternativat e tjera që ofron aktualisht tregu financiar.

Pjesëmarrja në ankandet e tregut primar të obligacioneve mund bëhet përmes ndërmjetësve të licencuar financiarë, që janë zakonisht bankat tregtare. Aktualisht në Shqipëri ka 13 shoqëri komisionere për investimin në tituj. Dhjetë prej tyre janë banka tregtare, që kryejnë edhe pjesën dërrmuese e volumit të transaksioneve të individëve.

Shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje në ankandet e obligacioneve është 500 mijë lekë. Kërkesat mund të jenë konkurruese (duke kërkuar një yield të caktuar) ose jokonkurruese (pa kërkuar yield, por duke pranuar yield-in mesatar të ofertave konkurruese).

Shuma e ofruar e obligacioneve në ankande ndahet në 20% për kërkesat jokonkurruese dhe 80% për kërkesat konkurruese. Në rast se shuma totale e kërkesave jokonkurruese nuk e plotëson masën 20%, atëherë diferenca e paplotësuar ofrohet për kërkesat konkurruese. Në rastin kur shuma totale e kërkesave jokonkurruese e kalon kufirin e përcaktuar të 20%, atëhere mbi këtë shumë zbatohet pro-rata (pranohet një përqindje e caktuar për secilën ofertë jokonkurruese). Në rast se shuma e kërkesave konkurruese të kërkuara nuk e plotëson masën 80%, atëherë diferenca e paplotësuar u ofrohet kërkesave jokonkurruese.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, individët investuan rreth 12.9 miliardë lekë në borxhin e ri të emetuar nga qeveria shqiptare në tregun e brendshëm financiar për nëntë muajt e parë të vitit 2021. Blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve u rritën me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Bonot e thesarit vazhdojnë të dominojnë investimet e individëve, me rreth 53% të blerjeve totale në tregun primar, për një vlerë prej rreth 6.8 miliardë lekësh. Por, krahasuar me vitin e kaluar vlera e investimit në bono ka rënë me 13%, ndërsa pesha e tyre specifike ka rënë me rreth 13 pikë përqindje. Ndërkohë, vlera e investimit në obligacione për nëntë muajt e parë të vitit 2021 arriti në 6.1 miliardë lekë, 54% më shumë krahasuar me një vit më parë. Obligacionet përbëjnë rreth 47% të investimeve totale të individëve në tregun primar të letrave të borxhit qeveritar.

Marrë nga Monitor.al

Tags: ankandinvestimobligacione 10-vjecare
Previous Post

VKM: Taksitë që përdorin taksimetër janë të përjashtuara nga fiskalizimi

Next Post

Reperi i njohur, nën hetim pasi goditi fansin

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Reperi i njohur, nën hetim pasi goditi fansin

Reperi i njohur, nën hetim pasi goditi fansin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.