Një diamant i zi i jashtëzakonshëm do të jetë i atij që do të bëjë ofertën më të lartë në ankandin Sotheby’s muajin e ardhshëm.
Guri i çmuar 555,55 karat, i quajtur “Enigma”, u rendit ndër diamantet më të mëdhenj dhe më të fortë në botë dhe mendohet se ka rënë miliona vjet më parë nga hapësira, sipas ekspertit të shtëpisë ikonike të ankandeve. “Diamantët e zinj si ky, të quajtur edhe karbonado, janë formuar nga një përplasje meteorike në Tokë, të krijuar nga shpërthimi ose që rrjedhin nga vetë asteroidi”, ndau Sotheby’s në një deklaratë.
Diamanti 1 miliard vjeçar pritet të arrijë të paktën 6.8 milionë dollarë kur të dalë online, ku do të ofrohet nga 3 shkurti deri më 9 shkurt. Sotheby’s do të pranojë edhe kriptomonedhën si pagesë.
Shtëpia e Gübelin në Zvicër dhe Instituti Gemologjik i Amerikës e kanë shpallur atë si më të madhin e njohur të llojit të tij dhe u rendit për herë të parë në Rekordet Botërore Guinness në vitin 2006. Ndërsa në vitin 2022 është hera e parë që diamanti është shfaqur publikisht, tha Sotheby’s. Pas një zbulimi në Dubai Diamond Exchange këtë javë, Enigma do të udhëtojë në Los Anxhelos nga 24 janari deri më 26 janar përpara se të zbarkojë në shtëpinë e ankandeve në Londër në shkurt.
“Forma e diamantit bazohet në simbolin e palmës së Lindjes së Mesme të Khamsa-s, që përfaqëson forcën dhe mbrojtjen,” tha për Associated Press, Sophie Stevens, një specialiste bizhuterish në Sotheby’s Dubai. “Khamsa në arabisht do të thotë pesë, kështu që ka një temë të këndshme të numrit pesë që kalon nëpër diamant.” Diamanti i përkiste më parë një pronari anonim, tha Nikita Binani, specialiste e bizhuterive dhe shefe e shitjeve në Sotheby’s Londër, megjithëse nuk është saktësisht e qartë se ku dhe si erdhi në ekzistencë.
Burimi: NY Post