Reshjet e dendura të dëborës në Turqi kanë bërë që aeroporti i Stambollit të pezullojë fluturimet deri në një njoftim të dytë.
Turkish Airlines i ka njoftuar të gjithë pasagjerët të kontrollojnë përditësimet në faqen e saj të internetit për fluturimet nga Aeroporti i Stambollit dhe Aeroporti Sabiha Gökçen i cili po ashtu ndodhet në Stamboll.
Stuhia e dëborës ka bllokuar në aeroport gjithashtu edhe avionin e kompanisë “Air Albania”. Lajmin e ka konfirmuar kompania me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Edhe në Greqi, ku temperaturat gjatë natës ranë në -14 gradë Celsius, stuhia pezulloi një seancë të parlamentit dhe detyroi shkollat dhe qendrat e vaksinimit të mbyllen në Athinë.