• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjuha e panjohur që flitet në një rajon spanjoll, “të humbur” në Francë

27/01/2022
in Botë
0
Gjuha e panjohur që flitet në një rajon spanjoll, “të humbur” në Francë

Gjeografikisht, rajoni Val d’Aran në Spanjë duhet të jetë pjesë e Francës, por nuk konsiderohet as zonë franceze, as spanjolle, e madje as katalanase, qoftë në kulturë, histori apo edhe gjuhë. Si kufij natyror ndarës mes këtyre shteteve, shërbejnë malet Pirenej, pasi në anën jugore të vargmaleve, gjendet Spanja, ndërsa në anën veriore, Franca. 

Kjo luginë e vogël malore me një popullsi prej 10 000 banorësh, zyrtarisht është brenda kufijve administrativë të Katalonjës, por pavarësisht se është gjendur mes mbretërive më të mëdha për shekuj me radhë, Val d’Aran nuk e ka ndryshuar kurrë identitetin e saj kulturor dhe etnik. Çelësi i këtij identiteti të ruajtur me kaq fanatizëm, është gjuha aranese, e cila krahas asaj katalane dhe spanjolle, njihet zyrtarisht si gjuha e tretë e Katalonjës.

Sans Socasau presidenti i Institut d’Estudis Aranese (Instituti i Studimeve Aranese) shpjegon – në zyrën e tij të mbushur me dorëshkrime historike dhe fjalorë e libra aranes – se kjo gjuhë është me bazë romane, shumë afër latinishtes, por që ka evoluar ndryshe nga spanjishtja dhe frëngjishtja”. Aranese është një dialekt i veçantë i gjuhës oksitane, e cila gjatë mesjetës, flitej në një zonë të gjerë nga Pirenejtë deri në Piemonte. Në Val d’Aran, gjuha oksitane (që ishte shumë e zhvilluar në Evropën e shekujve XI dhe XII) mbijetoi si varianti aranes dhe shifrat tregojnë se rreth 40% e popullsisë mund ta lexojë, shkruajë dhe flasë atë. Pavarësisht se u shtyp gjatë regjimit të diktatorit Francisco Franko, deri në 1975, aranese mori njohjen zyrtare kur Val d’Aran-it iu dha autonomia nga qeveria katalanase në vitin 1991. Ndërsa në vitin 2010, gjuha aranese u shpall zyrtare, së bashku me atë spanjolle dhe katalane, jo vetëm në Val d’Aran, por kudo në Katalonjë.  

Fëmijët në Val d’Aran mësojnë në aranese; kanë një pasuri të literaturës dhe artikujve aranes; gjithashtu emisionet radiofonike dhe programet e lajmeve transmetohen në këtë gjuhën, duke e ruajtur dhe duke e trashëguar brez pas brezi. Në fakt, thuhet se Val d’Aran duke qenë një vend i izoluar ka arritur të ruajë kulturën e vet unike, por në të vërtetë ky rajon ka qenë gjithmonë një pikë strategjikë kalimi, si dhe një zonë e njohur për tregti. Aranese ka arritur të mbijetojë ndër shekuj dhe t’i shpëtojë asimilimit nga kulturat fqinje. Po ashtu, përpjekjet për ta ruajtur atë vazhdojnë të jenë të mëdha, mirëpo për studiuesit dhe gjuhëtarët, kjo gjuhë është në rrezik dhe me shumë gjasë pas 20 apo 30 vjetësh, mund të mos ekzistojë më.   

Tags: Francegjuha e paflurSpanje
Previous Post

Berlusconi tërhiqet nga gara presidenciale pas polemikave në Itali

Next Post

Harrojeni “Let It Go”, njihuni me këngën e re që i zë vendin hitit të famshëm

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Harrojeni “Let It Go”, njihuni me këngën e re që i zë vendin hitit të famshëm

Harrojeni “Let It Go”, njihuni me këngën e re që i zë vendin hitit të famshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mesazhi i Kim: PD foli për Doshin, po të tjerët pse heshtin? Nga çfarë keni frikë? Jeni aleatë?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.